
Fansat kritikojnë Morenën për pozat provokuese
15 mars 2021
| 12:12
Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, njihet për pozat e saj provokuese në rrjetet sociale. Në profilin e “Instagram”-it nuk mungojnë pozat “hot”, që “çmendin” 1.1 milion ndjekësit.
E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku Morena ka publikuar disa imazhe që kanë ngritur menjëherë “temperaturat”.
Këngëtarja shfaqet e veshur me të brendshme seksi ngjyrë rozë. Në foton e parë, ajo ka vendosur që në plan fillestar të kishte të pasmet. Këto poza kaq provokuese kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente.
Teksa shumë fansa janë “tërbuar” pas saj, ka patur edhe nga ata që e kanë kritikuar. Madje dikush i shkruan: “Unë çuditem me këto femra, nuk kanë turp kur i sheh babai të pasmet”.