Fansat u zhgënjyen pasi panë si duket fytyra e vërtetë e Kim: Është tronditëse…

03 prill 2022 | 12:18

Personazhet e njohur të ekranit herë pas here akuzohen nga ndjekësit e tyre se i modifikojnë shumë fotografitë që zgjedhin të publikojnë në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur së fundmi me Kim Kardashian, e cila së fundmi është vënë në qendër të kritikave nga fansat e saj, të cilët e akuzojnë se ka edituar shumicat e fotografive që ndan me ta në rrjetet sociale.

Dyshimet për përdorimin e modifikimit të imazheve të saj lindën pasi panë fotot e shkrepura nga festa e “Vanity Fair Oscars”, ku zbuluan pamjen e vërtetë të lëkurës së 41-vjeçares.
Ylli televiziv, e cila njihet për pozat e saj seksi dhe “selfie”-it perfekte, u ‘sulmua’ nga fansat e “Reddit”. Këta të fundit krahasuan një foto të femrës më seksi të postuar në “Instagram” me ato profesionale të bëra në festë.
Fansat e akuzuan yllin e “Keeping Up With The Kardashians” për editimet e pamjes së saj dhe vendosjen e ‘standardeve jorealiste’ të bukurisë. Struktura e lëkurës së yllit dukej qartazi se ishte ndryshe nga fotot e postuara në  Instagramit të Kim-it.
“Ne jemi mësuar të shohim kaq shumë photoshop saqë versioni i jetës reale përfundon duke na bërë të ndihemi të shokuar ”, ka shkruar një ndjekës.

“Ndjehu në të njëjtën mënyrë. Pashë të gjitha fotot e ‘Getty Images’ dhe isha e habitur . Nuk është se duken keq  dhe pa photoshop”, shkroi dikush.

“Kur jeni mësuar të shihni fotot e edituara dhe perfekte është paksa tronditëse kur marrim një imazh të vërtetë. Ajo duket e mrekullueshme në të dyja fotot. Por ndryshe”, vijon një tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në…