Faruk Mujka i VV-së zgjidhet kryeshef i “Ibër-Lepencit” nga nesër ia nisë punës

04 dhjetor 2022 | 20:37

Faruk Mujka, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë nesër e nis punën si kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Ibër-Lepenc”.

Këtë e ka kumtuar vetë Mujka përmes një postimi në Facebook.

“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine”, ka shkruar Mujka në Facebook.

“Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, ka shkruar tutje Mujka.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht gjatë kohës sa ishte në opozitë deklaronte se si Qeveri synim do ta kenë departizimin ndërmarrjeve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një proces tërësisht demokratik, përmes votimit të fshehtë (92…