FATI I BDI NUK ËSHTË AS SI I PPD E AS SI I PDSH, SEPSE ALI AHMETI NUK ËSHTË AS SI NEVZAT HALILI E AS SI ARBËR XHAFERI
Analistët me porosi, dhe ata të studiove të paguara televizive por edhe të kafeneve, gagarisin për çdo ditë e për çdo natë, se BDI do të zhbëhet sikur PPD e sikur PDSH, dhe se Ali Ahmeti do të përfundojë si Nevzat Halili e sikur Arber Xhaferi!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti dhe partia e Tij BDI, kanë histori me shtrat e shtat të lavdishëm kombëtar, luftarak e çlirimtar!
BDI është nga brumi i LPK-së e i UÇK-së!
Ali Ahmeti është ilegali i hekurt i LPK-së, njëri nga themelues-emertuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ali Ahmeti është nga themeluesit dhe emertuesit e UÇPMB-së!
Ali Ahmeti është themelues, emertues e Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, themelues dbe emertues i partisë BDI!
Më shumë se PPD e PDSH, BDI ëahtë parti e dalur nga UÇK!
Ali Ahmeti, më shumë se Nevzat Halili e Arbër Xhaferi, është Drejtues i Lartë i LPK-së, Kryekomandant i Përgjithshëm i UÇK-së dhe Partinë BDI, vetë e ka themeluar por edhe e ka emertuar, nuk e ka të askujtë dhe nuk ka shkuar ne kamp të huaj politik, sikur ata!
Prishtinë, 19 Nëntor 2025!




