“Fati i Rusisë po vendoset tani”, Putin nxjerr armën e re: “Djalli” bërthamor, gati për përdorim

21 qershor 2023 | 21:20

Rusia do të ketë gati për përdorim ‘djallin’ bërthamor. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Vladimir Putin, para kadetëve të rinj të akademisë ushtarake në Moskë, të cilëve u foli për rëndësinë e triadës nukleare: tokë, ajër dhe det.

“Në një të ardhme të afërt, raketalëshuesit e parë të sistemit Sarmat do të futen në shërbim, të pajisur me një raketë të re dhe të fuqishme. Sistemet ajrore dhe detare të forcave strategjike bërthamor po përforcohen në mënyrë strikti, në përputhje me planin”, tha Putin.

Gjenerata e re e raketave balistike ndërkontinentale të Rusisë, Sarmat, që njihen dhe me emërtimin “Satan II”, është në gjendje që të mbajë 10 ose më shumë koka bërthamore. Rrezja operacionale është 18 mijë kilometra. Raketat e sistemit Sarmat lëvizin me një shpejtësi tepër të madhe dhe raportohet se janë të afta që të tejkalojnë çdo sistem të mbrojtjes të vendeve perëndimore, përfshirë dhe ato të NATO-s.

Në fjalimin e tij, Putin konfirmoi se përforcimi i kapaciteteve të ushtrisë ruse mbetet një prioritet. Në anën tjetër, ministri i tij i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se fati i Rusisë po vendoset tani.

“Edhe njëherë, perëndimi kolektiv ka nisur një luftë të vërtetë kundër Rusisë, duke mos kursyer asnjë përpjekje për të shtypur vendin tonë. Po vendosen sanksione pa fund. Trazira dhe konflikte ushtarake po nxiten në shtetet fqinje. Asistencë e madhe ushtarake po i garantohen regjimit të Kievit”, tha Shoigu.

Presidenti Putin ndërhyri duke nënvizuar se edhe me ndihmat e mëdha ushtarake, Ukraina nuk po mundet të avancojë në kundërofensivën e saj. Lidhur me avancimet në terren ka folur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar se fushata e çlirimit të territorit po vijon, por më ngadalë nga se parashikohej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Pejë,…