Fatmir Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive

26 nëntor 2018 | 14:00

Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj më herët është votuar në Qeverinë e Kosovës si koordinator për organizimin e mbledhjeve mes dy qeverive shqiptare.

Në mbledhjen e pestë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë janë nënshkruar gjashtë marrëveshje, dy protokolle dhe një memorandum, nga ministrat përkatës të dy qeverive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta, i cili aktualisht është lojtar i klubit japonez…