Iniesta akuzon Mourinhon

26 nëntor 2018 | 13:57

Andres Iniesta, i cili aktualisht është lojtar i klubit japonez Viseel Kobe, ka thënë se ishte trajneri Jose Mourinho ai që shkaktoi probleme dhe tensione në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Sipas ish-mesfushorit të Barcelonës, këto tensione shkaktuan dëme në Kombëtaren e Spanjës dhe marrëdhënies mes lojtarëve.

“Nuk do të thotë që të jesh fans i Barcelonës ose Real Madridit për ta ditur se situata ishte e pakënaqur. Dhe kryesori për atë situatë ka qenë Mourinho. Nuk ishte rivaliteti siç ka qenë më parë, kalo më tepër, shihje urrejtje. Tensioni në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, i shkaktuar nga Mourinho, bëri shumë dëme në Kombëtaren e Spanjës dhe në marrëdhëniet mes lojtarëve”, ka thënë Iniesta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, sot pas mbledhjes së…