Fatmir Limaj: Qeveria Kurti i ka kthyer në dukuri kontratat njëburimore

28 mars 2024 | 21:08

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me kontratat e shumta njëburimore.

Ai në “Debat Plus”, tha se kontratat njëburimore në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Ministrinë e Arsimit, të Kulturës e Financave janë të paligjshme.

“Në KEK janë komplet antiligjore, është Shkelje e ligjit, cka duhet ministria e Arsimit me pas kontratë njëburimore, pse MSH-ja. Kur ka raste emergjente për shkak të emergjencave, fatkeqësive si ishte pandemia. Kjo lejohet, por votohet për shmangje nga neni I prokurorimit, me pas një procedurë të shkurtër me kontratë njëburimore. Kjo është dukuri, me I mbyllë aferat. Mos me u ditë çfarë po bëhet”, tha ai.

Ai tha se 12 kontrata njëburimore nga Kuvendi i Kosovës janë të panevojshme dhe të kundërligjshme.

Kontratat njëburimore në Qeverinë aktuale janë shndërruar në dukuri sipas Limajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Me dy personalitete të shquara të kombit tonë,…