Fatmir Limaj: Taksa është vendim shtetëror
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se Kosova ka qenë e detyruar që të marrë vendim për t’i vendos taksë Serbisë në mallrat që hyjnë në Kosovë.
Limaj ka shtuar se ky vendim nuk është meritë e ndonjë individi.
“Ky është një vendim shtetëror i institucioneve të Kosovës dhe nuk është individual. Ky mund të shihet si vendim populist, por ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për hapat që po i bëjmë. Por, ne i kemi dhënë shumë raste Serbisë, duke u treguar të heshtur, tolerant, duke shpresuar se Serbia do të kuptojë realitetin por, fatkeqësisht ka kohë dhe vite të tëra që Serbia sillet ashtu siç sillet dhe për këtë kemi qenë të detyruar të marrim një vendim të tillë, në mbrojtje të sigurisë nacionale të vendit tonë, dhe kështu duhet të shihet”, ka deklaruar Limaj në “Blic InterView me Astrit Gashin”.