Fatmir Limaj viziton familjen Goxhuli në Makermal: Symbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

01 tetor 2025 | 21:31

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një vizite në Skenderaj, është ndalur në fshatin Makermal ku ka vizituar familjen Goxhuli, të cilën e quajti simbol të rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

“Kjo familje ka dhënë dy djemë për atdheun, dëshmorin Nasuf Goxhuli dhe martirin Isuf Goxhuli, të cilët me jetën e tyre vulosën përkushtimin ndaj çështjes kombëtare,” ka shkruar Limaj.

Ai ishte i shoqëruar nga bartësi i listës së NISMA-s në Skenderaj, Afrim Kabashi, ndërsa njoftoi se Bali Goxhuli, bashkëluftëtari i tij, do të garojë për këshilltar komunal në emër të kësaj partie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci ka mbajtur dy tubime zgjedhore në të cila…