Ragip Xhaka u bënë thirrje prizrenasve ta votojnë Shaqir Totajn për kryetar

01 tetor 2025 | 21:22

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër, Ragip Xhaka, i ka dhënë mbështetje Shaqir Totajt në garën për kryetar të Prizrenit.

Xhaka ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit që ta votojnë Totajn dhe ekipin e tij në zgjedhjet e 12 tetorit.

Thirrja e plotë e Xhakës:

Si kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, së bashku me strukturat tona dhe aktivistët e mërgatës, shprehim përkrahjen tonë për kryetarin aktual të Prizrenit dhe kandidatin e PDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit, z. Shaqir Totaj, si dhe për listën e PDK-së për Asamblenë Komunale.

Prizreni ka nevojë për vazhdimësinë e punës, përkushtimin dhe vizionin e qartë që z. Totaj e ka dëshmuar gjatë mandatit të tij. PDK ka ekipin më të përgatitur për të çuar përpara projektet dhe zhvillimin e qytetit të bukur të Prizrenit.

🗳️ Më 12 tetor, votoni numrin 191 për kryetar dhe listën e PDK-së për Asamble.

Prizreni në punë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se gjithë qeveria…