Fatmir Makolli nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

01 prill 2026 | 18:20

Fatmir Makolli, ndër vite, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, fillimisht si garues, veçanërisht gjatë periudhës së gjeneratës së sakrificës në vitet ’90.

Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në sport si kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

Ditë më parë, Makolli u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Medalja Presidenciale e Meritave jepet për kontribut të jashtëzakonshëm në sportet luftarake gjatë viteve ’90 dhe për rolin e tij në mbajtjen gjallë të garave të Republikës së Kosovës në kick-box”, thuhet në arsyetimin e dekoratës për Makollin.

Fatmir Makolli është shprehur krenar për këtë vlerësim të madh, duke theksuar se ky çmim e motivon edhe më shumë për të vazhduar punën në ngritjen e nivelit të kick-boxit në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve. Në renditjen…