
Fatmirësisht, në këtë fatkeqësi nuk vdiq askush
13 nëntor 2020
| 08:52
Pesë njerëz janë lënduar në një fatkeqësi të rëndë në autostradën 404 në afërsi të komunës gjermani Trittau (rrethi Stormarn), njofton Zeit.
Njëri prej të lënduarve është në rrezik vdekjeje, dy janë të lënduar rëndë ka thënë të enjten zëdhënësi i policisë. Se si është shkaktuar aksident me tri automjete pritet të qartësohet pas hetimit.
Rruga kryesore është mbyllur plotësisht për shkak të këtij aksidenti dhe janë krijuar edhe tollovi.