OBSh-ja “dorëzohet” para vaksinës ruse, negocion për “Sputnik V”

13 nëntor 2020 | 08:47

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) është në negociata me institutin rus që po zhvillon një vaksinën e quajtur “Sputnik V” në lidhje me mundësinë e përfshirjes në listën e përdorimit emergjent.

Duke siguruar një listë për përdorimin urgjent të vaksinës, OBSh-ja do ta rekomandojë atë te vendet anëtare të organizatës, raporton “Reuters”.

“Ne shpresojmë të marrim të dhëna për vaksinën e tyre ‘Sputnik V’. Nëse produkti i paraqitur për vlerësim rezulton se plotëson kriteret për përfshirje në listë, OBSH do të publikojë rezultatet”, tha organizata.

Efektiviteti i vaksinës “Sputnik V” kundër koronavirusit gjatë analizës së parë të ndërmjetme të të dhënave nga faza e tretë e testimit në Rusi, është 92 për qind, njoftoi të mërkurën Fondi Rus për Investime Direkte.

Shtohet se efektiviteti u provua në bazë të analizës së parë provizore të të dhënave 21 ditë pasi vullnetarët morën imunizimin e parë.

Thuhet se më shumë se 20,000 nga 40,000 vullnetarë në 29 institucione mjekësore tashmë ishin vaksinuar me dozën e parë gjatë fazës së tretë të provës së vaksinës ruse, dhe më shumë se 16,000 me dozat e para dhe të dyta të vaksinës.

Theksohet se nuk janë zbuluar efekte anësore të paparashikuara në të vaksinuarit, janë vërejtur vetëm efekte anësore afatshkurtra, “të tilla si dhimbje në vendin e injektimit, sindromë e ngjashme me gripin, përfshirë ethe, dobësi, lodhje dhe dhimbje koke”. /tesheshi.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konferencë për media pritet të mbajë sot Partia Demokratike…