Faton Abdullahu: Qeveria do të duhej të dalë me qëndrim unik për taksën

24 shkurt 2020 | 11:59

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të dalë me qëndrim unik për taksën ndaj Serbisë.

“Por qëndrim unik Qeveria Kurti nuk ka”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Faton Abdullahu.

“Ai qëndrim do të duhej të ishte heqja e saj. Por ka vetëm një arsye pse kjo nuk po ndodh. Qeveritarët aktual, sidomos LV-ja, me qasjen e saj tradicionale dhe të gjatë për nga koha ja ka lidhur vetes këmbët, përveç tjerash edhe duke konstatuar vazhdimisht se votat i kanë fituar edhe mbi këtë kauzë refuzimi e ndëshkimi ndaj Serbisë. Prandaj këto ditë Qeveria Kurti nuk po e heq taksën por po pret që të rritet edhe më trysnia për heqjen e saj edhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos SHBA-të, edhe nga faktori i brendshëm, sidomos nga partneri LDK-ja, me qëllim që më pas heqja e taksës të duket dhe të ofrohet si reagim pragmatik i Kurtit ndaj rrethanave të reja. Ndërkohë Kurti do të shkoj këmbë në punë dhe ata që ngazëllehen me këtë fore nuk e kanë idenë se pa heqjen e taksës, pa koordinim të plotë me SHBA-të mbi dialogun me Serbinë, puna e Kurtit, dhe puna e të mirave të Kosovës do të vihen në pyetje gjithnjë e më shumë. E keqja që po i ndodh Kosovës brenda kohës sa po refuzohet heqja e taksës, po rritet shpejt si ortek bore”, ka shkruar Abdullahu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LA Lakers ka fituar në sekondat e fundit me rezultat…