Faton Abdullahu: Qeveria Hoti nuk e kuptojë djallëzinë e Vuçiqit

22 nëntor 2020 | 14:58

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk e ka kuptuar djallëzinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në raport kërkesën e tij për vizitë në Kosovë.

“Qeveria jonë ja huqi plotësisht kur në arsyetimin që dha për mos lejimin e vizitës së Vuçiqit në Kosovë konstatoj se ‘kjo është më shumë ofendim se provokim’”, ka shkruar Abdullahu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Qeveria Hoti nuk e kuptojë djallëzinë e Vuçiqit

Qeveria jonë ja huqi plotësisht kur në arsyetimin që dha për mos lejimin e vizitës së Vuçiqit në Kosovë konstatoj se “kjo është më shumë ofendim se provokim”.

A kam të drejtë të konstatoj kështu? Po shumë bile. Përpjekjes së Vuçiqit për të hyrë në Kosovë si vizitor, me bashkëpunëtorët e tij të lartë, i kanë parapri edhe disa “vizita” tjera nga shteti i tij në Kosovë. 10-15 ditë të fundit në Kosovë pa pritë e pa kujtu ka pasur ‘incidente’.

Aty ku jetojnë serbët siç ishte rasti në Graqanicë thyerjen e një panoje apo edhe jashtë Kosovës në Luginë gjetja e kinse grumbullimit të armëve nga disa individë të panjohur.

Në këtë vazhdë dje ndodhi edhe një tjetër “incident” në Graçanicë u dogj flamuri serb në qendër të kësaj qyteze. Këto “incidente” së pari propaganda serbe i shumëfishoj në rrezikshmëri, dhe më pas i paraqiti si kërcënime të shqiptarëve kundër serbëve të pambrojtur të Kosovës.

Më pas gjithnjë sipas këtij skenari të gatuar më herët e me djallëzi, Vuçiqi u nis “në tokën e shenjtë serbe” për t’i mbrojtur serbët që ja prapë pa sulmohen e diskriminohen.

Por kjo nuk kryhet me kaq. Sepse ka për qëllim edhe dy gjëra të menduara në advancë.

1) Që kështu të Vuçiq të fitojë poenë politik brenda në Serbi duke krijuar perceptimin të qytetarët atje se po mundohet ti mbroj serbët e Kosovës.

2) T’i qoj mesazh Brukselit se nuk është rendi i dialogut me shqiptarët në Kosovë a e shihni çfarë po i bëjnë serbëve atje.

Dhe Qeveria jonë (Ministria e Punëve të Jashtme) si “normale dhe për normalizim që është” nuk e kupton këtë apo i bije më mirë që të shtohet se nuk e kupton këtë rrezik. Ndërkohë që ajo duhet të veproj shpejt për ta demaskuar këtë kërcënim të paqes në Kosovë dhe rajon nga Beogradi zyrtar dhe ti tregoj për këtë Brukselit. Por si duket qeveritarët tanë as kjo pra as ky kërcënim nuk po mund t’i bëjë bashkë. Keq shumë keq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 4-2, në…