Prishtina arrin fitore ndaj Trepçës ’89

22 nëntor 2020 | 14:54

FC Prishtina e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 4-2, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vendasve iu deshën vetëm dymbëdhjetë minuta për të kaluar në epërsi me golin e Sabien Lilaj nga penalltia. Në minutën e 27-të, Kryeziu realizon për 2-0. Në fund të pjesës së parë, Bismarek e ngushton epërsinë në 2-1.

Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi realizoi një supergol për rezultatin 3-1, derisa Mankenda e shënoi golin e katërt për kryeqytetasit. Mysafirët shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Arbnor Mujës, në minutën e 71-të.

Pas kësaj ndeshje, Prishtina është në vendin e katërt me 18 pikë, kurse 89-shi zë vendin e tetë me 14 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuhet se lidhjet në distancë janë të vështira. Por kjo…