Faton Klinaku infektohet me koronavirus

11 nëntor 2020 | 15:28

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku është infektuar me koronavirus.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas paraqitjes se disa simptomave e ka bërë testin për Covid-19, ku ka rezultuar pozitiv.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar/e,

Pasi kam pasur pakëz simptoma, e kam bërë testin për virusin Covid-19 dhe sapo u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv! Në përgjithësi ndjehem mirë dhe do të mundohem që t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.

Përsëri mendoj se vendi nuk duhet të izolohet, sepse izolohemi ne që kemi rezultuar pozitiv.

Një gjë, përveç tjerash, që ka mbetur pa u kryer, është dërgimi në kushtetuese i çështjes së mandatit të Gjykatës Speciale, prandaj iu bëjë thirrje deputetëve që ta dërgojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.

Mediat mund të më kontaktojnë pa hezitim edhe në këto kushte të izolimit.

Ju falemnderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arbërisë u është rikthyer fitoreve në Superligën e…