Fauci: Nëse nuk gjendet një kurë, Covid-19 mund të mos zhduket

29 prill 2020 | 12:25

Eksperti i lartë amerikan i pandemive, Dr. Anthony Fauci ka paralajmëruar se nëse nuk gjendet një kurë efektive për Covid 19, virusi nuk do të zhduket kurrë nga planeti ynë. Në të gjithë botën është rritur frika se virusi mund të rikthehet sërish në sezonin e dimrit.

Eksperti i lartë amerikan i Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci ka paralajmëruar nëse trajtimi i koronavirusit nuk fillon së shpejti të japë shenja pozitive, gjërat nuk do të jenë mirë në SHBA. Gjatë një interviste dhënë në “The Economic Club of  Washington, D.C”, Fauci ka thënë se është i “pashmangshëm” rikthimi i virusit i cili sipas tij mund të mos zhduket kurrë.

“Në mendjen time është ngulitur ideja se është i pashmangshëm rikthimi i virusit, ose ekzistojnë mundësitë që kurrë të mos zhduket nga planeti ynë”, ka theksuar Fauci, njëkohësisht këshilltar i çështjeve të shëndetit në Shtëpinë e Bardhë.

Këto deklarata Fauci i bëri në kohën kur ka filluar të rritet frika se një valë e dytë e koronavirusit mund të prekë popullatën në të gjithë botën gjatë sezonit të dimrit, kur gripat sezonalë janë më prezente dhe kjo ia vështirëson punën edhe më shumë sistemit shëndetësor në SHBA.

Ai është treguar optimist sa i përket programeve hulumtuese që do të sillnin zbulimin dhe prodhimin e një vaksinë, duke mos dhënë data se sa shpejtë mund të arrihet një gjë e tillë.

Medikamentet alternative që janë përdorur deri më tani në trajtimin e COVID-19, janë barna që zakonisht janë përdorur për trajtimin e malaries, por ende nuk ka asnjë kurë që lufton plotësisht covid 19.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina sot ka hyrë në ditën e 18-të në karantinë.…