Fazli Hoxha: Institucionet duhet ta përkrahin më shumë rininë

12 gusht 2018 | 17:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka uruar të rinjtë e Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se rinia është forca më e rëndësishme e një shteti.

“Forca e rinisë sonë është dëshmuar në shumë procese nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë deri te pavarësimi si shtet i pavarur, andaj institucionet e vendit – ato qendrore dhe lokale duhet ta rrisnin dinamikën e punës në përkrahje të rinisë, duke i dhënë hapësirë në vendimmarrje në të gjitha proceset në Kosovë. Kosova është me fat që ka një rini të talentuar. Nisma Socialdemokrate do të jetë në vazhdimësi përkrahëse e fuqizimit të rolit të rinisë. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”, ka shkruar Fazli Hoxha, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jostabiliteti politik në Kosovë mund të sjellë pasoja edhe në…