Fazli Hoxha: Limajt i duhet mbështetja e deputetëve që vendosin interesin e vendit mbi interesat partiake

19 korrik 2025 | 16:37

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ai ka theksuar se liderit të tyre, Fatmir Limaj, nuk i duhet vota e të gjithë deputetëve për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Sipas tij, Limajt i duhet mbështetja e atyre deputetëve që vendosin interesin e vendit mbi interesat partiake, atyre që e kuptojnë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për krizë dhe bllokim politik.

“Fatmir Limajt nuk i duhet vota e të gjithë deputetëve për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit. Atij i duhet mbështetja e atyre deputetëve që vendosin interesin e vendit mbi interesat partiake, atyre që e kuptojnë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për krizë dhe bllokim politik. Kuvendi i Kosovës nuk duhet të jetë arenë e lojërave të pafundta politike, por vend i vendimmarrjes dhe stabilitetit. Kushdo që e ka prioritet ndërtimin e institucioneve dhe jo sabotimin e tyre, duhet ta marrë përgjegjësinë dhe të veprojë. Koha është për përgjegjësi dhe vendime që u shërbëjnë qytetarëve”, ka shkruar në Facebook Fazli Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Duda Balje ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që…