
Fazli Hoxha: Nisma tashme është duke marrë mbështetje anekënd Kosovës
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore, ka thënë se Nisma tashme është duke marrë mbështetje të madhe anekënd Kosovës.
“Kauza me Çlirimtarët po rritet çdo ditë. Si asnjëherë më parë vendit i duhet fuqizimi i Nismës dhe përfaqësimi më i madh i saj në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i Fazli Hoxhës:
Sot zyrtarisht hapëm fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Në tubimin e parë të fushatës u pa se Nisma Socialdemokrate tashme është duke marrë mbështetje të madhe anekënd Kosovës. Kauza me Çlirimtarët po rritet çdo ditë. Si asnjëherë më parë vendit i duhet fuqizimi i Nismës dhe përfaqësimi më i madh i saj në Kuvendin e Kosovës. Uroj që kjo fushatë zgjedhore të kalojë qetë dhe në mënyrë demokratike.
Voto #Nisma Socialdemokrate 121
Voto #Fatmir Limaj 1
Voto #Fazli Hoxha 19