
Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Përfitojnë 1,253 familje në 35 bashki të vendit
23 qershor 2025
| 16:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se 1,253 familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social, i cili do të zbatohet në 35 bashki të vendit.
Sipas Ramës, programi do të nisë zbatimin në korrik 2025 dhe do të zgjasë për dy vjet, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e aksesit më të mirë në shërbime jetike për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social”, ka deklaruar Rama.