
Fazli Hoxha rizgjedhët kryetar i degës së Nismës në Gjakovë
Dega e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor.
Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues, me vota unanime dhe pa asnjë votë kundër, kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë u rizgjodh Fazli Hoxha.
Po ashtu u zgjodh edhe kryesia e degës.
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, në mënyrë që Nisma Socialdemokrate të jetë parti e të gjithë atyre që janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit.
Prezent në këtë kuvend zgjedhor nga Kryesia Qendrore e Nismës Socialdemokrate ishin Vesel Krasniqi dhe Çerkin Dukolli.
Dukolli në fjalën e tij ka përgëzuar delegatët për organizimin e kuvendit zgjedhor, dhe i ka uruar suksese në mandatin e ri kryetarit Fazli Hoxha dhe kryesisë së re të degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.