Fazli Shala, drejtori i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës
04 maj 2022
| 12:44
Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë u bë pranim-dorëzimi i detyrës zyrtare nga Drejtori i deritanishëm Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Dr.Skënder Dreshaj tek Drejtori i ri Ekzekutiv, Dr.Fazli Shala.
“Gjatë pranim dorëzimit u shpreh gatishmëria e plotë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve në këtë periudhë e me qëllim të avancimit edhe më të madh të sukseseve të Institucionit tonë që për qëllim ka ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.