Fazliji e Kryeziu në formacionin e javës në Zvicër

19 prill 16:21

Superliga e Zvicrës ka publikuar formacionin për javën e 30-të. Në skemën 3-4-3, janë futur edhe dy lojtarë shqiptarë që kishin paraqitje të mira.

Zurich triumfoi ndaj Young Boys me rezultat 2-1, ndërsa Mirlind Kryeziu luajti për 90 minuta të plotë.

Kjo është hera e pestë që Kryeziu futet në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran.

Në anën tjetër, St. Gallen u mposht nga Luzerni me rezultat të ngushtë 3-2, ndërsa Betim Fazliji ia doli të realizonte një gol të bukur. Kështu, ai ia doli po ashtu të futej në formacionin e javës dhe është hera e parë për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci,…