Nagavci pajtohet me nxënësit që “s’po iu shkohet në shkollë” për shkak të cilësisë së dobët

19 prill 2022 | 16:15

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka thënë se pajtohet me ankesën e nxënësve për cilësinë e arsimit në shkolla, derisa ka shtuar se i gëzohet aktivizmit të tyre, të cilët të martën kanë mbajtur një protestë në Prishtinë, në të cilën kanë shpalosur kërkesat e tyre për përmirësim të gjendjes së arsimit.

“Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim. MAShTI veçse ka dëshmuar, me një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Nagavcit:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në futboll shohim çdo ditë veprime të ndryshme, të cilat…