Fazliu: Do ta mposhtim ’89-shin

18 gusht 2018 | 10:54

Sulmuesi Astrit Fazliu ka thënë se skuadra e Feronikelit është përgatitur për ta mposhtur Trepçën ’89  në ndeshjen e parë për kampionatin 2018/2019.

“Është ndeshja e parë që e hap sezonin dhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Atmosfera dhe gjendja në ekip është shumë e mirë dhe po besojmë se do të shënojmë fitore. Kundërshtari ynë është një ekip me traditë në futbollin tonë, por jemi të mobilizuar për ta nisur kampionatin me fitore”, ka thënë Fazliu për “Epokën e re”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit ish-komandanti…