FBK-ja: Faleminderit për një super edicion në Prince Caffe Superligë

21 maj 2023 | 17:05

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë pjesëmarrësit për një edicion fantastik dhe të jashtëzakonshëm në Prince Caffe Superligë.

“Interesimi ishte i jashtëzakonshëm në këtë edicion nga java e parë deri në fund, ku u përmbyll me finalen e pestë mes Trepçës dhe Pejës, që u vendos në vazhdime, duke dëshmuar për super kampionatin që kemi pasur. Numrin e madh të shikuesve e kanë lakmi edhe shumë shtete tjera dhe shpresojmë që do të vazhdojmë furishëm e me suksese në edicionin e ri. Rivaliteti dhe sfidat interesante na kanë përcjell gjatë gjithë kampionatit, që është vlerësuar si ndër më interesantit pasluftës në basketbollin e Kosovës”, thuhet në letrën falënderuese të FBK-së.

“FBK-ja falënderon nga zemra klubet, trajnerët, lojtarët, punëtorët sportivë, tifozët, mediat, si dhe të gjitha Grupet e Interesit në Basketboll, që na kanë dhuruar emocione pafund. Falënderim i madh është për sponsorët dhe kontribuuesit në basketboll, që edhe kësaj radhe ishin pranë nesh. Ndihma e tyre është jetike për ne dhe zhvillimin e sportit tonë të dashur. Falënderojmë nga zemra: Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bankën TEB, Prince Caffe, Art Motion, Kujtesën, Kompaninë IP, Automita-n, Tre Pharm dhe Stobi Flips Kosova”, thuhet ndër të tjera në letrën e Federatës së Basketbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani edhe matematikisht është kampion i edicionit 2022/2023 në Superligën…