FBK-ja pensionon numrin 15 në nder të Gazmend Sinanit

25 qershor 2018 | 11:48

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu përmes një postimi në “Facebook” ka konfirmuar se është marrë vendimi që fanella me numër 15 e kombëtares së Kosovës e veshur nga Gazmend Sinani do të pensionohet. 

“Ishe i pari që veshe fanellën e Kombëtares me numër 15. Atë numër e kërkove prapë pardje. Atë numër do ta mbash përgjithmonë vetëm ti, Gazi jonë. Numri 15 i Kombëtares sonë do të pensionohet me emrin tënd, Gazmend Sinani. Ishe plot jetë Gaz. Ike nga kjo jetë papritmas, por do të mbetesh gjithë në zemrat e të gjithë atyre që të njohën”, ka shkruar Fetahu.

Gazmend Sinani ka vdekur pas një aksidenti të rëndë në trafik, me ç’rast edhe katër të tjerë ishin lënduar, tre basketbollistët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti Kujtim Shala.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 250 udhëheqës fetarë në Filipine duan leje…