FC Kosova Düsseldorf bën goditjen e radhës në merkato
FC Kosova Düsseldorf ka bërë përforcimin e radhës në merkato, duke paralajmëruar kundërshtarët se sezoni 2026/27 do të jetë ndryshe nga çdo sezon i mëparshëm.
Klubi ka arritur marrëveshje me Sakaki Ota, i cili vjen nga Holzheimi. FC Kosova Düsseldorf beson fuqishëm se përvoja dhe mentaliteti i tij fitues do ta ndihmojnë ekipin si brenda fushës, ashtu edhe në ndërtimin e një grupi të fortë, të bashkuar dhe konkurrues.
Ky transferim është pjesë e strategjisë së klubit për ta forcuar skuadrën dhe për të ngritur nivelin konkurrues në Landesliga.
Drejtori sportiv, z. Adrian Krasniçi, ka deklaruar se puna nuk do të ndalet me kaq dhe se gjatë javës priten edhe emra të rinj që do t’i bashkohen ekipit.
Në emër të të gjithë klubit, i urojmë mirëseardhje Sakaki Otës dhe suksese me fanellën e FC Kosova Düsseldorf.
Forca FC Kosova Düsseldorf!
FC Kosova Düsseldorf – dashuri e pathyeshme.



