
FC Kosova Düsseldorf shënon fitoren e parë në edicionin e ri
24 gusht 2025
| 21:17
Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka importuar tre pikë të mëdha në kuadër të javës së dytë të Landesligas. Tre pikë me peshë të madhe për skuadrën kuqezi e cila synon kreun e tabelës.
“FC Kosova Düsseldorf shkruan fitoren e parë të sezonit me një paraqitje të fortë dhe plot zemër si mysafir kundër FC Remscheid.
Rezultati përfundimtar: 0:1!
Astrit Hyseni ishte heroi i ndeshjes duke shënuar golin vendimtar që na solli 3 pikë të arta. Kjo fitore është vetëm fillimi – me punë, disiplinë dhe unitet do të vazhdojmë të luftojmë për objektivat tona!”, njofton FC Kosova.
Kosova renditet në vend të tetë me 3 pikë të mbledhura.