FC Malisheva ndahet me Bylbyl Sokolin

15 qershor 2023 | 22:49

Klubi i futbollit Malisheva ka njoftuar të enjten mbrëma se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me trajnerin Bylbyl Sokoli.

Sokoli udhëhoqi Malishevën drejt sigurimit të ekzistencës edhe për edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në futboll. Por, Sokoli nuk ka vazhduar bashkëpunimin me Malishevën edhe për sezonin e ri 2023/2024.

“FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos rinovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.

Klubi e falënderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç ‘rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës”, shkruan në njoftimin e klubit.

Sokoli në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra të ndryshme në Kosovë, ndërsa ka punuar edhe në Maqedoni të Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bersant Beka ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të…