Jep dorëheqje drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës

15 qershor 2023 | 22:42

Bersant Beka ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Administratës në Komunën e Prishtinës.

Bersant Beka të enjten ia ka paraqitur dorëheqjen, kryetarit Përparim Rama.

Siq bëhet e dituar ai ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Beka ishte emëruar Drejtor i Administratës, në janar të vitit të kaluar.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur me 8 qershor nga kryetari i Kuvendit, ka votuar pro shkarkimit të 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë,…