FC Prishtina 01, fituese e Kupës së Kosovës në futsall

17 shkurt 2020 | 23:34

FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për edicionin 2019/2020.

Në një ndeshje të fortë dhe shumë taktike, në prani të mbi 2 mijë shikuesve, FC Prishtina 01 ka arritur të triumfojë me rezultat 2:1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët.

Në pjesën e dytë FC Prishtina arriti ta zhbllokojë ndeshjen me një gol shumë të bukur të Shefki Kamberit.

Nuk vonoi shumë dhe rezultati u barazua në 1:1 me golin e Azem Brahimit.

Kur ndeshje shkonte drejt fundit, angazhimi FC Prishtina 01 dhe rezultat. Eljesa Neziri me një goditje të fuqishme nga penalltia shënoi për 2:1.

FC Prishtina 01 në vitin e dytë të ekzistencës, ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës, pasi një vit më parë ishte në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademiku Rexhep Qosja u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do…