Federata e sindikatave të shëndetësisë kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër Covid-19

27 mars 2020 | 13:02

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në këtë periudhë të ballafaqimit me koronavirusin.

Kjo sindikatë ka vlerësuar se respektimi i këtyre rregullave është edhe në funksion të ndihmës ndaj mjekëve dhe stafit mjekësorë.

“Duke mos dashur që të hapim panik po të rrisim vigjilencën e cila nga disa nuk po kuptohet se në çfarë situate gjendemi bazuar dhe në statistikat jo të mira të shteteve evropiane ku numri i të prekurve me COVID-19 është duke u rritur tani më edhe tek punëtorët shëndetësorë FSShK apelon:. 1.Qytetarë respektoni, respektoni, vetëm rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të cilët janë duke bërë punë heroike së bashku me të tjerët që ta kenë situatën në kontrroll, në të kundërtën mund të vijmë në një situatë të palakmueshme për të cilën do të jetë vonë. 2. Qeveria, urgjent t’i rrisni masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe po ashtu të gjeni një strategji tjetër për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, sepse siç po duket po jep efekt të kundërt. Pra, edhe njëherë dëgjoni këtë apel me vëmendje dhe përmbajuni rekomandimeve të IKShPK-së siç ka thënë prof. dr. Naser Ramadani: ‘frikësohuni kur të fillojnë të sëmuren punëtorët shëndetësorë nga COVID-19’”, është thënë në apelin e FSShK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një komunikate i është…