Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë se nesër do të ketë grevë

12 dhjetor 2019 | 15:40

Pas vendimit të Gjykata Kushtetuese për ta pezulluar Ligjin për pagat, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar përmes një njoftimi për media.

FSSHK-ja ka bërë thirrje që punëtorët shëndetësor të vazhdojnë me përgatitjet për grevën e nesërme.

“I lusim të gjithë punëtorët shëndetësorë që të vazhdojnë me përgatitjet për grevën e nesërme dhe njëherësh apelojmë të të gjithë që ta ruajnë qetësin dhe njoftojmë opinionin e gjerë se Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të fillojë takime intensive në bazë (me punëtorë) që të nxjerrim opinionin e duhur në lidhje me veprimet e ardhshme sindikale. Njëherësh njoftojmë opinionin e gjerë që të gjitha pasojat në rast të reagimit më radikal të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do t’i bartin politikëbërsit, siç duket kanë dorë”, është thënë në njoftimin e FSSHK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka themeluar një parti të re…