Federata Spanjolle nuk i referohet Kosovës më si ‘territor’

31 mars 2021 | 13:30

Pas shumë raportimeve nëpër gazetat spanjolle se Kosova nuk do të paraqitet si shtet i pavarur në ndeshjen përballë Spanjës, por vetëm si “territor” dhe se himni i Kosovës nuk do të paraqitet si himn shtetëror por vetëm si “muzikë e dhuruar nga territori i Kosovës”, më në fund vet Federata e Futbollit të Spanjës, Kosovës nuk i është referuar si “territor” dhe ka vendosur që ndeshja të luhet sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar se nëse Kosova nuk do të paraqitet në fushë nëse nuk do të jenë simbolet e Kosovës dhe himni i saj.

Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Spanjën, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi ka folur në prag të ndeshjes Spanjë-Kosovë…