Federeri e ka një ëndërr të madhe për Wimbledonin  

30 korrik 2018 | 14:54

Grand slam i Wimbledon mbetet i preferuari për tenistin zviceran Roger Federer, turne të cilin e ka fituar 8 herë në karrierën e tij.

Këtë vit, numri 2 në botë ishte sërish favorit, por u eliminua në çerekfinale. Duke folur nga Dubai, ku dhe po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit, tenisti zviceran rrëfeu një sekret në lidhje me turneun londinez.

“Sa herë që ndodhem në këtë turne lexoj gazetat dhe rreshtat e fundit, ku janë intervistat e fansave që vijnë aty për të parë ndeshjet. I admiroj njerëzit që kalojnë natën jashtë, në tenda, duke pritur radhën për të siguruar një biletë. Dhe kur i pyesin se për kë bëjnë tifo, ata thonë emrin tim. Kjo më mallëngjen pa masë”, ka thënë Federer, raporton “Telesport”.

“Gjithnjë kam ëndërruar që të kaloj më shumë kohë me këta njerëz, të flas me ta, të dëgjoj historitë e tyre, të cilat mund të kenë lidhje edhe me mua. Nuk e di se si do të reagoja në këtë rast. Mendoj se këtë gjë mund ta realizoj vitin tjetër, ndoshta duke i takuar fansat ditën e parë të turneut, që janë më të shumtë”, ka deklaruar Federer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-ministri dhe ish-deputeti socialist Luan Hajdaraga  në…