Federeri operohet sërish, mungon deri në vitin 2021  

10 qershor 2020 | 12:12

Vitit 2020 përfundon para kohe për Roger Federer. Tenistit zviceran, në fakt, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në gju, në të njëjtin vend ku ishte operuar disa muaj më parë. Lajmin e shpërndau vetë kampioni 38-vjeçar i tenisit në rrjetet sociale.

“Disa javë më parë, unë pata një dëmtim të vogël gjatë rehabilitimit tim. Ishte e nevojshme të bëjë një ndërhyrje të re të shpejtë në gjurin e djathtë. Do të më marrë malli shumë për tifozët dhe turneun tim të dashur, po pres me padurim që t’iu shoh përsëri në fillim të sezonit 2021. Do të marr kohën e nevojshme që të jem 100% gati për të luajtur në nivelin tim më të lartë”, ka thënë Federer.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë…