Federeri zbulon një nga sekretet e jetëgjatësisë dhe suksesit të tij

11 janar 2019 | 13:06

Falë një formë fizike për t’u pasur zili, që ka qenë thuajse e njëjtë përgjatë dy dekadave të fundit, tenisti zviceran Roger Federer ka arritur të jetë dominues në fushë edhe pse aktualisht është 37 vjeç.

Në prag të Australian Open, ku do ta mbrojë titullin e fituar vjet, numri tre në botë sqaron: “Kam qenë me fat, pasi nuk u jam nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, veç në vitet e fundit”, ka thënë Federeri.

“Gjithnjë kam marrë vendime të mira për sa i përket karrierës time, përfshirë edhe atë që të bashkëpunoj me Pierre Paganini, me të cilin stërvitem prej 20 vjetësh. Gjithnjë kam qenë i kujdesshëm për sa i përket regjimit të fitnesit, edhe kur isha adoleshent, çka më ndihmoi të kem ketë jetëgjatësi në sport. Mendoj se e kuptoj mirë trupin tim, e di kur kam ndonjë dhimbje të lehtë apo kur ajo është e rëndë. Di si ta menaxhoj situatën për ta evituar çdo problem në fushë”, ka thënë Federeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e re e Drenicës ka vazhduar përforcimet për stinorin…