Fehmi Agani, figurë emblematike e lëvizjes për lirinë e Kosovës

05 maj 17:00

Shkruan: Fatmir Sejdiu

Në kujtim të përhershëm

Kaluan 20 vjet nga vrasja e akademik Fehmi Aganit. Profesor Agani paraqet një figurë të veçantë dhe të kompletuar prej intelektuali, vizionari politik, diplomati të kalibrit të rrallë dhe me gjithë këto së bashku të një atdhetari të devotshëm, i cili gjithë jetën e tij ja kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Pata rastin ta njoh këtë burrë të Kosovës, në fillim si student i tij në studimet pas-universitare dhe më vonë që nga ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës të punoj me të në lëvizjen politike për lirinë e vendit, themelet e së cilës lëvizje u ndërtuan dhe u forcuan përditë krahas sfidave të rënda, pikërisht falë kolosëve të mëdhenj që kishte kjo lëvizje – presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën dhe akademik Fehmi Aganin.

Profesor Agani, me gjithë përkushtimin e tij prej atdhetarit të patrembur, paraqet figurën e rrallë politike të Kosovës, që krahas potencialit të pashtershëm të dijes që e kishte, ishte mjeshtër kulminant i shprehjes së artit politik me vizion largpamës për zhvillimet e përgjithshme që kishim para vetes.

Profesor Agani, në gjithë proceset politike, guximshëm dhe me këmbëngulje punonte pa ia nda edhe në drejtim të përgatitjeve për rezistencën e armatosur si segment i veçantë dhe i domosdoshëm siç thoshte ai, për të arritur lirinë e vendit. Ishte më i moshuari nga ne. Por asnjëherë nuk pushoj së vepruari.

Ai nuk u ndal as atëherë kur rreziqet ishin të mëdha, as atëherë kur kërcënimet vinin drejtpërdrejtë edhe për kokën e tij. Ishte njeriu që komunikonte me secilin. Dëshironte të lidhte fuqishëm gjithë segmentet e rezistencës.

Profesor Fehmi Agani, u vra pse ishte i tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të dielën Kuvendin…