
Felixi shihet si zëvendësues i Agueros te City
15 mars 2021
| 12:39
Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sergio Agueros në fund të sezonit.
Sulmuesit të Manchester Cityt është drejt përfundimit të kontratës dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë sinjal për rinovimin e saj.
Në ditët e fundit jashtë shtuar zërat se ai mund të largohet nga “Qytetarët”, të cilët kanë filluar të marrin dhe masat e para për ta zëvendësuar argjentinasin. Sipas raportimit të “Cuatro”, klubi anglez kërkon ta transferojë Joao Felix.
Ylli i Atletico Madridit konsiderohet si një talent i madh dhe do të përshtatej shumë mirë me skemat e Guardiolës. Nga ana tjetër, Simeone do ta linte të largohej portugezin, pasi ende nuk është bindur për aftësitë e tij.