Fëmijët e këtyre nënave amvise shqiptare i njeh e gjithë bota

26 maj 2020 | 20:07

Nëna të tilla shqiptare ka sa të duash, por po e lë me kaq.

Shkruan: Besim Muhadri

Nënat shqiptare (amvise) të cilat lindën figura të shquara që i njohti bota:

1. Drande Bojaxhiu (Nëna e Nënë Terezes);

2. Hatixhe Dobi-Kadare (Nëna e Ismail Kadaresë)

3. Zahide Geci-Jashari (Nëna e Adem Jasharit);

Këtë postim po e bëj për t’ia përkujtuar një këshilltari të kryeministrit në detyrë, njëfarë DT, (Driton Tali) i cili në një deklaratë të tij, duke u munduar të ulë prestigjin e presidentit të Kosovës, se vjen prej një familje fshatare, nëna e të cilit është amvise, etj., ka bërë ndër  ofendimet më të rënda që mund t’i bëhën figurës (kultit) të Nënës shqiptare, e cila me sakrificat e saj ndër shekuj, lindi dhe rriti figura të shquara, që nderuan dhe nderojnë Atdheun dhe Botën e civilizuar.

Të jesh nga fshati apo të kesh nënën amvise e babain bujk apo edhe roje, qenka turp???

Ky klasifikim është një shfaqje tepër e ulët e veçanërisht i këtij monstrumi që na qenka këshillta i kryeministrit. Ky vërtetë është kulmi i injorancës dhe i poshtërsisë. Vetëm të padinjitetshmit mundohen të nënçmojnë, por në këtë rast tregojnë karakterin e vet nënçmues.

Nënçmimi i nënave shqiptare që nëpër shekuj rriten heronj që luftuan për lirinë e atdheut, që rritën qindra intelektualë të cilët e dhanë kontributin e tyre në fushat e veta të shkencës, kudo në atdhe e nëpër botë, është një fyerje e radhës që i bëhen atyre nga ana e injorantëve që marrin rroga nga djersa e gjaku i bijve dhe bijave më të mira të atdheut.

Ndërkaq, me nençmimin që tenton t’i bëjë profesionit të rojes apo njeriut që me djersë e fiton kafshaten e gojës për t’i rritur me nder fëmijet, “këshilleari” DT i paska injoruar mijera djem të rinj, shumica dy herë me shume shkolle se ai, të cilët janë të detyruar që për një rrogë fare të padinjitetshme të punojnë roje apo “sekuriti”, siç u thonë tani, nëpër objektet e ndryshme të Kosovës, prandaj edhe në objektin ku punon ky fare “këshilltari”.

Shtrohet pyetja: Vallë, a u dashka ta kesh nënën apo babain doemos akademik, kushtimisht (punë e pamundshme në Kosovë e ndër shqiptarë) që të bëhesh president apo akademik në Kosovë?

Kthjellu more e shfletoje pak historinë e arsimit shqip në Kosovë.

Mos luani me figurat engjellore të nënave e baballarëve se ju mallkon zoti, sikur ju ka mallkuar. Nuk është turp as dobësi të kesh nënën amvise e të jesh president, profesor, akademik. Kjo, perkundrazi, eshte mburrje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për fluturimet…