Fëmijët e Kosovës operohen nga kardiokirurgët italianë

19 mars 2019 | 18:40

Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë dhe, bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër.

Kardiokirurgu në Klinikën e Kardiokirurgjisë, dr. Arbër Kutllovci, e vlerësoi lart bashkëpunimin me mjekët italianë.

Kutllovci ka thënë se me ndihmën e tyre, në QKUK po kryhen operacione komplekse.

Sipas tij, të gjithë pacientët e operuar janë liruar në shtëpi, me gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se ishin raste komplekse.

Në anën tjetër, kardiokirurgu italian, Bruno Murzi, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me mjekët nga Kosova.

Ai ka thënë se mjekët në Kosovë po bëjnë një punë të mirë, derisa foli edhe për operacionet, të cilat janë paraparë të kryhen deri në ditën e premte.

Një ekip i mjekëve nga Italia, të udhëhequr nga dr. Carlo Barzaghi dhe dr. Maurizio Levantino, nga Spitali i Toskanas në Itali, të asistuar nga mjekët kardiokirurgë nga Kosova, javën e kaluar, kanë kryer disa operacione në QKUK tek pacientët e moshës së rritur me probleme kardiokirurgjike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brexit-i vazhdon të mbetet në një udhëkryq. Ekspertët e BE-së…