Fenerbahçe insiston për Asllanin, kërkon ndihmë nga Muriqi

11 mars 2026 | 12:57

Skuadra e njohur nga Turqia, Fenerbahçe e ka bërë prioritet kryesor transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, duket se ekipi turk ka gjetur objektivin, të cilin po synon ta transferojë edhe pse nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, të cilin Fenerbahçe po e kërkon me ngulm pasi kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por pa sukses.

Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh, ndërsa tashmë ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, Chelseat, Bayern Munchenit e Borussia Dortmundit.

E për ta bindur Asllanin të transferohet në Turqi, aset i Fenerbahçes është Vedat Muriqi që luan me sulmuesin e Hoffenheimit te Kosova dhe ka qenë pjesë e ekipit turk në të shkuarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid po vazhdon të kërkojë talentë të rinj për…