Ferdinand Kolaj: 2019-ta, përmbyllet më shumë sukses nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik

03 janar 2020 | 22:00

Drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjakovës, Ferdinad Kolaj, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka paraqitur të arriturat e kesaj drejtorie ku ndër tjera ka thënë se kjo drejtori ka përmbushur planin e saj gjatë vitit kalendarik 2019.

Ky është postomi i plotë i Kolajt:

Disa nga punët/aktivitetet e  DZHE-së për vitin 2019-të.

Këtë vit u realizuam projekte nga Investimet Kapitale të cilat do të ndikojnë në rritjen ekonomike të Komunës tonë, projekte kto që lidhen me turizmin, fushë të cilën e mbulon DZHE-ja.

Sot, Shpella e Kusarit, Ura e Terzive, Ura e Tabakut, Kanioni i Drinit & Ura e Fshajit etj, çdo ditë e më shumë po vizitohen nga vizitoret nga mbarë Kosova dhe janë bërë atraktive edhe për storie në televizionet tona nacionale.

Sa i perket të Hyrave (taksa për zgjatje të orarit të punës dhe taksa në firm), kemi Tejkalim të Planifikimit (planifikimi 54,000.00 realizimi 64,977.00 €).

Kemi ndare Grante për Biznese në vlerë prej 80,000.00 € ku kanë përfituar 22 biznese, shuma e përfituar ishte nga 2,000 – 5,000 €, ndërsa për vitin tjetër kemi rritur fondin për grante në 90,000.00 € dhe kemi rikthyer marrveshjen e bashkëfinacimit me organizaten HELP që do të ndajmë 60,000.00 € grante për bizneset.

Zyra për regjistrimin e bizneseve ka vazhduar me punën e saj në sherbim të bizneseve të Gjakovës, janë mbajtur takimet e rregullta të Këshillit Publiko – Privat (KPP), ka vazhduar puna në projektin ndër kufitar Via Dinarica, takimet e rregullta për Keshillin Lokal të Punësimit (KLP) e shumë aktivitete tjera që kanë bërë të kemi një vollum të madhe të punës.

Ky sukses i DZHE-së është fal punës së mirë dhë të përbashkët të shumë aktereve e posaqerisht stafit të DZHE-së, të cilet i falenderoje për kontributin e tyre në këtë sukses.

Na u prift e mbara!

Foto nga projektet e DZHE-së!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SBASHK-u për dhjetë ditë mblodhi mijëra nënshkrime nga mësimdhënësit gjithandej…