Ferdinand: Pogba duhet të mësojë nga Ronaldo

19 shtator 2018 | 16:27

Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se mesfushori francez, Paul Pogba, duhet të mësojë nga ish-sulmuesi i klubit, Cristiano Ronaldo, për t’u përmirësuar sa më shumë si lojtar.

“Kur erdhi, Cristiano kërkonte vetëm të dukej para tifozëve me të gjitha driblimet e tij. Por, ai u bë lojtari më i mirë në botë për shkak të golave dhe asistimeve. Por, kjo ka të bëjë me inteligjencën. Ronaldo e kuptoi se tifozët e pëlqenin atë për shkak të driblimeve, por ato nuk do t’i ndihmonin të bëhej lojtari më i mirë në botë, kështu që e ndryshoi stilin e tij. Dhe në fund, u largua si lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Ferdinandi.

“Kështu që Pogba mund të marrë mësim nga kjo gjë. Ai duhet të mendoj se çfarë u nevojitet për t’u bërë mesfushori më i mirë në planet? Ai ka një ego, këtë mund ta vërejmë lehtësisht nga rrjetet e tij sociale. Ai dëshiron të vlerësohet si lojtari më i mirë”, ka deklaruar Ferdinandi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë ishte nikoqire e takimit trepalësh,…