Ferit Idrizi i PDK-së shpall fitoren në Vushtrri

09 nëntor 2025 | 20:40

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shpallur fitoren edhe për një mandat në këtë qytet.

Idrizi ka thënë se do të vazhdojë të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Fitorja e sotshme, është e gjitha meritë e secilit prej jush që ka besuar fuqishëm nga dita e parë në vizionin tonë, duke na nderuar me mandatin tonë të dytë.

Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm e demokratik, andaj ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për secilën votë, fjalë e mesazh.

Do të vazhdoj të jem kryetari i të gjithë qytetarëve, pa dallim. E këtë mandat, projekte të mëdha na presin.

Shihemi sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, ta festojmë bashkë këtë fitore tonën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi i votave në Mitrovicën e Jugut po shkon drejt…