Ferizaj afër krijimit të zonës së parë ekonomike

23 tetor 2018 | 13:47

Komuna e Ferizajt është shumë afër krijimit të zonës së parë ekonomike. Kjo është një ndër synimet e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për të dhënë kuptimin e plotë, epitetit tashmë të dëshmuar se Komuna e Ferizajt, është kryeqyteti i zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës.

Kështu është bërë me dije në njoftimin për media të Komunës së Ferizaj.

Zëvendësministri i Financave dhe njëherësh koordinatori për zhvillim ekonomik i Komunës së Ferizajt, Mustafa Grainca, i shoqëruar nga Selim Marevci, shef i kabinetit të kryetarit Agim Aliu, takuan ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me bashkëpunëtoret e tij, me të cilin biseduan lidhur me procesin e krijimit të zonës ekonomike.

Ministri Shala, u zotua se në një afat rekord, do të përmbyllen të gjitha procedurat ligjore, lidhur me këtë proces, duke e vure në prioritet ministror.

Zëvendësministri Grainca ka falënderuar ministrin Shala për gatishmërinë e treguar, në mbështetje të proceseve dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)…